FC Malisheva është përforcuar edhe me një futbollist para fillimit të sezonit të ri të garave.
Klubi nga Superliga e Kosovës ka njoftuar sot për arritjen e marrëveshjes me Medin Bajramin.
Bajrami në sezonin e fundit ishte pjesë e Renovas në Maqedoninë e Veriut, teksa ka luajtur edhe te skuadra tjetër nga ky vend, Belasica.
Para kalimit në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020, 24-vjeçari ka luajtur në Slloveni, te Maribori, Ilirija, Krsko dhe Drva Ptuj.
“Kemi kënaqësinë të konfirmojmë se kemi kompletuar transferimin e Medin Bajramit nga KF Renova e Maqedonisë së Veriut. Mirë se vjen Medin!”, thuhet në njoftimin e klubit të Malishevës.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër