Malisheva ka arritur të shënoj fitore madhështore në udhëtim tek Drenica në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Qatip Osmanit triumfoi me rezultat 4-3, pas një rikthim të madh, shkruan Arbresh.info.
Chachon i dha një epërsi të hershme Drenicës në minutën e katërt. Kurse, Kreshnik Uka e dyfishoi atë në minutën e 13-të.
Altin Aliu ngushtoi rezultatin në 2-1 në fundin e pjesës së parë.
Por Kreshnik Uka, realizoi edhe njëherë për t’i çuar shifrat në 3-1. Kur të gjithë menduan se ndeshja kishte përfunduar, një gol i Etnik Brrutit në minutën e 71-të, rihapi gjithçka.
Vetëm katër minuta më vonë Ferati barazoi rezultatin në 3-3, për t’i dhënë flakë kësaj sfide.
Një devijim në minutën e dytë shtesë nga mbrojtësi i Drenicës, i dha golin e katërt Malishevës i cili në fund do të ishte i fitores.
Me këtë fitore të madhe, Malisheva ngritët në pozitën e pestë me 10 pikë kurse Drenica mbetet e katërta me 11 sosh./Arbresh.info
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...