Malisheva ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Gjilanit në luftën për një pozitë në Evropë.
Skuadra e Bekim Isufit e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 4-1, shkruan Arbresh.info.
Arbër Prekazi shënoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë për epërsinë e skuadrës së tij.
Kurse, Altin Aliu dyfishoi epërsinë në minutën e 56-të. Nëntë minuta më vonë Oltion Bilalli ngushtoi rezultatin.
Tetë minuta para mbylljes së sfidës Altin Aliu realizoi golin e dytë personal dhe riktheu epërsinë prej dy golave.
Katër minuta më vonë Aliu kompletoi hattrcikun dhe i dha vulë fitores së Malishevës.
Pas 24 ndeshjeve, Malisheva ka 40 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë me aq pikë sa Ballkani që është i dyti, kurse Gjilani mbetet i katërti me 34 sosh./Arbresh.info
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...