Malisheva ka udhëtuar drejt Islandës për t’u përballur me Vikungur Reykjavik në ndeshjen kthyese të raundit të parë në Ligën e Konferencës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Bekim Isufi ka për synim të realizojë përmbysjen e madhe, pas humbjes 0-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në shtëpi.
Pavarësisht disavantazhit, malishevasit po udhëtojnë me besim dhe motivim për të bërë historinë në garat evropiane.
Takimi mes Vikungur Reykjavik dhe Malishevës do të zhvillohet të enjten mbrëma, më 17 korrik, me fillim nga ora 20:45 sipas kohës lokale në Kosovë.
Ndeshja pritet të jetë e zjarrtë, pasi të dyja skuadrat do të luftojnë për një vend në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Malisheva do të kërkojë të shfrytëzojë çdo mundësi për të befasuar vendasit dhe për të përmbysur rezultatin.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...