Kombëtarja e Kosovës U19, triumfoi sot ndaj Ishujve Faroe me rezultat 2-0, në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Euro 2025.
Mirëpo pavarësht kësaj fitores dhe asaj tri ditë më parë ndaj Spanjës, “Dardanët” u eliminuan, nga kjo fazë, shkruan Arbresh.info.
Para “Dardanëve” të rinjë, Spanja e siguroi kualifikimin me një fitore 1:0 ndaj Austrisë në minutën e 90-të.
Trajneri, Adil Maliqi është shprehur i zhgënjyer me mënyrën si dështuan të kualifikohen në ‘Elite Round, por ai i përgëzoi lojtarët për paraqitjet e bëra në këtë turne.
“Jam krenar me djemtë dhe përformancën që kemi pasur në këtë turne. Është dëshpëruese se çka ka ndodhur në fushën tjetër në minutën e 90-të. S’kemi çfarë bëjmë, duhet me e pranuar faktin se çfarë është, unë i përgëzoj djemtë për përformancën, lojën që e kanë luajtur. Kemi treguar kulturë të lojës që as Austria e as Spanja s’e ka pasur”, ka thënë Maliqi.
Ai thotë se fitorja ndaj kamponit në fuqi të Evropës, Spanjës, ka qenë sukses i madh për gjithë shqiptarët.
“Spanja? Për të gjithë shqiptarët ka qenë fitore e madhe dhe qëndrim se jemi duke ardhur dal nga dal, kemi gjeneratë me të vërtetë shumë të mirë dhe jam i bindur se shpejtë do të ngjitën lartë për U21 dhe A”, shtoi ai.
Kujtojmë se kjo gjeneratë e Kosovës po cilësohet e artë dhe premtuese për të ardhmen./Arbresh.info
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci