Drejtori teknik i Milan, Paolo Maldini ka cilësuar Stefano Piolin si ‘trajnerin ideal’ për “rossonerët” pasi ai vazhdoi kontratën e tij me skuadrën italiane.
Milani konfirmoi në faqen e tyre zyrtare se Pioli ka nënshkruar një marrëveshje të re me klubin deri më 30 qershor 2023, me opsion zgjatje edhe për një vit tjetër.
Ish-trajneri i Lazios dhe Fiorentinës i ndihmoi kuqezinjët të kthehn në Champions League dhe tani ka qenë në krye për 106 ndeshje.
Rekordi i tij gjatë asaj periudhe është gjithashtu i mirë pasi ai ka shënuar 59 fitore, 27 barazime dhe 20 humbje, me një mesatare pikë për lojë në Serie A prej 2.05.
Ai mori fitoren e tij të parë në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madrid-it të Diego Simeones të mërkurën mbrëma, që është një tjetër shenjë e procesit të rritjes.
Në faqën zyrtare të skuadrës së Milan, Maldini ka përmendur tri arsyet pse Pioli është trajneri perfekt për Milanin.
“Stefano është, për aftësitë e tij profesionale, temperamentin dhe personalitetin, trajneri ynë ideal. Ai përqafoi plotësisht vlerat dhe strategjinë e klubit tonë, udhëheqja e tij ka krijuar një mjedis koheziv dhe ambicie të mëdha. Synimi është të vazhdojmë rrugën e ndërmarrë dhe të marrim rezultate gjithnjë e më të mira”, tha ai./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...