Talenti shqiptar në CS2, Drin “makazze” Shaqiri disa javë më parë është bërë zyrtarisht lojtar i Natus Vincere, organizatës ukrainase, ndër më të mëdhat në botën e lojërave elektronike.
Ai ishte në akademinë e NAVI Junior, dhe pas arritjeve fenomenale kaloi në ekipën e parë, shkruan Arbresh.info.
Deri më sot ishte në pikëpyetje se në vendin e kujt do të luaj 18-vjeçari shqiptar. Teksa gjatë ditës së sotme është konfirmuar se lojtari lituanez, Justinas “jL” Lekavicius është larguar nga NAVI, dhe gjithashtu nuk do të jetë aktiv në botën e CS2.
Ndërkohë “makazze” pritet të debutojë me NAVI-n, në fund të muajit korrik në turneun “IEM Cologne” i cili mbahet në Koln të Gjermanisë, dhe është një nga turnet më të rëndësishëm në CS2.
Kujtojmë se NAVI është një ndër ekipet më të trofeshme në historinë e CS duke perfshirë edhe CS Go. Gjithashtu në këtë skuadër ka luajtur edhe një prej më të mirë të historisë Oleksandr “s1mple” Kostyliev./Arbresh.info

Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...