Ylli shqiptar në botën e CS2, Drin “makazze” Shaqiri, ka arritur ta fitoj trofeun e parë me skuadrën e tij të re Natus Vincere.
Organizata ukrainase triumfoj në turneun “StarLadder StarSeries Fall 2025”, ku në finale mposhtën skuadrën Ninjas in Pyjamas (NIP), me rezultat 2-0 me mapa, shkruan Arbresh.info.
After all these years, StarSeries champions once more 💛 @natusvincere pic.twitter.com/UWnaiDiBaN
— HLTV.org (@HLTVorg) September 21, 2025
Fillimisht NAVI fitoi me rezultat 13-7 në ‘Nuke’ map i zgjedhur nga NIP.
Ndërsa në ‘Inferno’ mapin e zgjedhur nga NAVI, Drini me shokë u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për ta fituar me rezultat 13-10, ku në fund edhe u shpallën kampion.
Shaqiri pati performanca të jashtëzakonshme deri në finale ku ishte njëri nga lojtarët kyç së bashku me Valeriy “b1t” Vakhovskiy.
Në finale ylli shqiptar realizoi 29 eliminime gjithsej./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër