Përkundër raportimeve të shumta se një transferim i Mike Maignan tek Chelsea do të ndodhë, tashmë këto pretendime kanë mbetur thashetheme.
Gjatë ditës së sotme, trajneri i AC Milan, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se portieri i klubit, Mike Maignan do të qëndrojë tek Milani edhe këtë sezon, shkruan Arbresh.info.
“Jam shumë i lumtur që ai vendosi të qëndrojë. Mike mbetet kapiteni ynë dhe është një nga portierët më të mirë në Evropë”, u shpreh Allegri.
🚨🔴⚫️ AC Milan manager Allegri also confirms Mike Maignan-Chelsea deal now completely OFF: “I’m very happy he decided to stay”.
“Mike remains the captain and is one of the best goalkeepers in Europe”. pic.twitter.com/iss7oMU1rk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 7, 2025
Maignan ishte lidhur me një transferim të mundshëm drejt Premier League, por tani gjithçka është e qartë se ai do të vazhdojë të mbrojë portën e kuqezinjve edhe sezonin e ardhshëm.
Portieri francez u transferua tek Milani verën e vitit 2021 nga Lille.
Ai ka një kontratë me Milanin deri më 30 qershor 2026, me portierin i cili verën e ardhshme do të vendos nëse dëshiron ta vazhdojë apo të largohet nga “Rosonerët”, si lojtar i lirë./Arbresh.info
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është pr...
Rryma nuk u shtrenjtua sivjet – por çka fshihet pas kësaj?
Konjufca takon kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetje p...
Bes Kallaku publikon foto me të dashurën: Ti ma zbukurove je...
Parashikimi i motit për nesër
Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendi...