Kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire, u shpreh i zhgënjyer me pikët e humbura në barazimin me rezultat 2:2 kundër Southamptonit, mirëpo e theksoi se Djajtë e Kuq janë përmirësuar në mbrojtje që nga fillimi i sezonit.
Southamptoni kaloi në epërsi në fillim të ndeshjes përmes golit të shënuar nga Stuart Armstrong, mirëpo Manchester Unitedi reagoi shpejt përmes golave të shënuara nga Marcus Rashford dhe Anthony Martial, transmeton Gazeta Express.
Djajtë e Kuq dukej se do të ngriheshin në pozitën e tretë në tabelë, mirëpo ata mbetën të pestit dhe jashtë vendeve të Ligës së Kampionëve, pasi Michael Obafemi ia fitoi një pikë Southamptonit me golin e tij të shënuar në momentet e fundit të ndeshjes.
Southamptoni e shënoi golin e barazimit nga korneri, por Maguire thotë se Manchester Unitedit është përmirësuar në mbrojtje kundër aksioneve nga ndërprerjet.
“Ne jemi përmirësuar në mbrojtje të aksioneve nga ndërprerjet. Ne e kishim një rekord të mtmerrshëm në fillim të sezonit, por kemi qenë shumë mirë në ndërprerje së fundi”, ka thënë Maguire.
“Ne jemi të zhgënjyer për momentin, por duhet të nisim të ecim përpara duke nisur qysh nga e nesërmja”.
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...