Anglia ka fituar ndeshjen e parë në kampionatin botëror, ndaj Tunizisë me rezultat 1 me 2.
Botërori i Rusisë është i destinuar për të dhuruar ndeshje shumë interesante.
Është tani Kombëtarja e Tunizisë që e ka vënë në vështirësi të mëdha Anglinë në ndeshjen e vlefshme të grupit G.
Heroi i Anglisë në këtë sfidë ishte sulmuesi Harry Kane me dy gola të shënuara. Golin e fitores sulmuesi i Tottenham e shënoi në kohën shtesë të ndeshjes.
Gjithçka nisi në minutën e 11’ kur Kane kaloi në epërsi Anglinë.
Tunizia barazimin e arriti në minutën e 35’, kur Sassi u tregua i saktë nga penalltia.
Pas shumë vuajtjeve dhe tentimeve, Anglia golin e fitores e arriti në minutën e 92’, kur Kane shënoi për 2:1.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...