Magjitë e Curry nuk kanë fund dhe ylli i Golden State ka regjistruar të fundit në përballjen me Dallas, kur në sekondat e fundit shënoi tripikëshin që i dha fitoren Warriors 125-122. Në këtë takim Steph Curry shënoi plot 32 pikë.
Ylli i Golden State është ndihmuar edhe nga dy shokët e tij të skuadrës, Thompson dhe Durant që shënuan secili nga 25 pikë. Për Dallas kjo ishte humbja e parë, pas 4 fitoresh radhazi. Është rrëzuar edhe Cleveland në shtëpi nga Boston 102-88. LeBron James e mbylli ndeshjen me vetëm 19 pikë. Fitore arriti edhe Houston Rockets që mundi Orlando Magic 116-98, me Green që shënoi plot 27 pikë.
Një spektakël i jashtëzakonshëm ka qenë edhe në United Center të Chicagos, edhe pse skuadra vendase është mundur nga një Toronto fantastike 124-115. Protagosnit i ndeshjes ishte DeRozan me 35 pikë. Është dorëzuar edhe San Antonio Spurs ndaj Philadelphia 112-106. Fitore me drithërima arriti edhe Brooklyn Nets ndaj Minnesota 98-97.
Në takimet e tjera të mbrëmjes veçohen fitoja e Wizard ndaj New York 121-103, Miami Heat që mundi Pistons 111-104, Denver arriti një kuotë rekord pikëesh prej 134 ndaj 111 të Phoenix Suns. Bucks mundën Indiana Pacers 122-101, Utah Jazz u mund në shtëpi New Orleans 108-98, ashtu si edhe Lakers që u dorëzuan ndaj Oklahoma City 96-133.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit