Protagonist i parasezonit të Barcelonës, Rey Manaj, me paraqitjet dhe golat e tij tani ka ngjallur interesim te disa skuadra.
Klubi nga Izraeli, Maccabi Tel Aviv, ka ofruar 1.5 milion euro për lojtarin, ndërkohë që Aktobe në Kazakistan e do gjithashtu.
Sipas medies spanjolle “Sport.es”, negociatat filluan javë më parë, por futbollisti po vlerëson opsione të tjera.
Përveç Maccabi Tel Avivit, për sulmuesin shqiptar janë të interesuar edhe disa klube nga Serie A dhe La Liga.
Sulmuesi shqiptar iu bashkua Barcelonës B më 20 janar 2020, me një kontratë tre vjet e gjysmë dhe klauzola e tij e blerjes është caktuar në 50 milionë euro.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri