Ndeshja e gjysmë finales se Kupës se Kosovës në mes të kampionit aktual M Technologie dhe ekipit nga Skenderaj i takoj ekipit vendas pra ekipit M Technologie me rezultat të pastër 3: 0.
Ishte ndeshje shumë me rivalitet pa marr parasysh qe rezultati flet në të mirë të vendasve mirëpo në momentet vendimtare ekipi i M Technologis i udhëhequr nga trajneri Krasniqi vendosi fatin e lojës .


Vlen të ceket se edhe në këtë ndeshje patëm një lëndim fatal të lojtares se Skenderajt Malvina Tucit ( nga Shqipëria ) dukuri kjo shumë e shpeshtë këtë vit, ku edhe para një jave patëm rast të njëjtë, ku u lëndua lojtarja me e mire e skuadrës se M Technologis “ Amela Llugaliu .
Lojtaret më të dalluara sot ne radhët e M Technologis ishin Anet Alfonso , Jenifer Alvarez dhe organizatorja e lojës lojtarja me përvojë Shqipe Kqiku pa lan me përmend edhe lojtaret e tjera që sot dhanë maksimumin.

Nesër skuadrën e M Technologis e pret ndeshje e vështirë në finale takohet me ekipin e Dritës nga Gjilani , ndeshja fillon në ora 15.00 në Pallatin e Rinis dhe Sporteve dhe transmetohet direkt në Rtk .
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...