Ekipi i femrave të Lyon ka fituar për herë të tetë Ligën e Kampionëve, pasi mposhti Barcelonën në finale me rezultatin 3-1.
Në finalen e cila u luajt në Torino, në fushën e Juventus Allianz Stadium, francezët ishin të papërmbajtshme teksa realizuan tre herë brenda 33 minutave të para.
Për t’u veçuar ishte goli i parë i realizuar nga Amandine Henry, e cila lëshoi një raketë nga distanca për të shënuar për 1-0 në minutën e 7-të.
Ada Hegerberg shtoi epërsinë në 2-0 në minutën e 23-të për të treguar forcën e francezeve.
Amerikania Catarina Macario largoi dilemat e fituesit në minutën e 33-të kur shënoi për 3-0.
Krejt çfarë bëri Barcelona ishte një gol në minutën e 41-të me Alexia Putellas Segura, por që nuk mjaftoi.
Lyon e menaxhoi më së miri avantazhin duke iu gëzuar në fund trofeut.
Kolumbianët e shpallin “persona non grata” Piquen
Britania e Madhe regjistron një rritje të rasteve me COVID-1...
Kërcënohet Arianit Koci pas shkrimit për gratë me shami
Gjendet një person i vdekur në Gjilan
Sërish shifra të larta, 289 të infektuar me Covid-19 në Shqi...
Ëndrra e Andy Carroll për të debutuar në Ligën e Kampionëve ...