Ndeshja e parë mes Lyonit dhe Barcelonës e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e martë) ka përfunduar pa gola.
Ashtu si ndeshja tjetër në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve, skuadra francezi barazoi 0 me 0 ndaj gjigantit katalunas në takimin e zhvilluar në stadiumin Groupama në kuadër të xhiros së 1/8-ës, shkruan portali arbresh.info.
Portieri i skuadrës së Bruno Genesios, Anthony Lopes është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshjes pas një paraqitje të shkëlqyer duke shpëtuar në shumë raste skuadrën e tij.
28-vjeçari është vlerësuar me notën 8.0 pasi shpëtoi skuadrën e tij në pesë raste.
Me notë të lartë në këtë ndeshja janë vlerësuar edhe Leo Messi (7.8) dhe mbrojtësi Semedo (7.6).
Ndeshja kthyese mes dy skuadrave zhvillohet më 13 mars në Camp Nou./arbresh.info/

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike