Federata e Futbollit e Kosovës, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 12-të në Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Lumbardh Dellova.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Flamur Sinani, Lulzim Rrmoku e Bujar Asllani.
Ky komision vendosi që qendërmbrojtësi i FC Ballkani , Lumbardh Dellova të shpallet “Ylli i Javës”, pasi ai me golin e tij vendosi fituesin e derbit të xhiros kundër FC.Drita me rezultat 1:0.
E pikërisht goli i Dellovës i mundësoi FC. Ballkani ta forcojë pozitën e parë në renditje. Portokallezinjtë vazhdojnë të mbesin të pamposhtur në këtë edicion.
Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC. Ballkani, Lumbardh Dellova e ndau Andi Sadiku, dizajner grafik në Albi Group.
Pasi mori këtë çmim qendërmbrojtësi u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.
“Jam shumë i lumtur për fitoren e po ashtu edhe për golin që e shënova në derbi. Ndeshja ishte e mirë duke e pas parasysh që ishim të lodhur pak si ekip, por e rëndësishmë ishte të marrim tre pikë dhe jemi shumë të lumtur. Jemi që dy vite me trajnerin Daja, nga eksperienca e të cilit kemi mësuar shumë. Duhet çdo ndeshje të futemi të motivuar, të bëjmë një hap drejt klubeve evropiane.”, ka thënë Dellova për faqen zyrtare të FFK-së.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër