Romelu Lukaku e ka zbuluar se ai zgjodhi Interin para Juventusit, pasi kishte ofertë nga të dyja.
Nerazzurrët po luftojnë me Zonjën e Vjetër për Scudetto këtë sezon dhe aktualisht janë tri pikë prapa liderëve të Serie A.
Sulmuesi belg nuk i vjen keq për transferimin te Inter nga Manchester United verën e kaluar.
“Këtë verë, e dija se po largohesha [Manchester United]”, ka thënë ai fillimisht për Sky Sports.
“Mund të shkoja në Torino ose Milano. Doja të shkoja te Interi dhe kur agjenti im ma konfirmoi, unë festova”.
“Ne nuk mund të bëjmë ndonjë gabim deri në fund të sezonit”.
“Ekipi është i fortë, por ende nuk mund të mendojmë për asgjë. Conte e di se çfarë duhet për të fituar”, ka thënë Lukaku.
Lukaku ka shënuar 14 gola në 21 ndeshje të Serie A deri më tani.

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...