Mbrëmja e kaluar ishte një natë për tu harruar për Lionel Messin dhe Argjentinën pasi ata u shkatërruan me rezultat 3 me 0 nga Kroacia në Kampionatin Botëror në Rusi.
Kroacia siguroi kalimin në fazën tjetër me fitore duke lënë në vend të dytë Islandën para Argjentinës, por me nivel të njëjtë pikësh para ndeshjes së tyre kundër Nigerisë të premten, transmeton portali arbresh.info.
“Ky rezultat dhe paraqitja e dobët e Argjentinës ishte për shkak të lojës tonë të mirë, kompakti jonë bllokoi të gjithë fushën, veçanërisht kur ne nuk kishim topin”, ka thënë Modric për ‘ESPN’. “Ne e bllokuam Messin, ia ndaluam ta pranoj topin. Ai është lojtari i tyre më i rrezikshëm”
“Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ai nuk mund të bëjë asgjë i vetëm. Mënyra se si ne luajtëm na ndihmoi shumë gjithashtu. Ne mbyllëm hapësirat në mënyrë që Mascherano nuk mund të pasonte në fillim dhe më vonë kur ne morën ritmin e lojës, ne luajtëm shumë mirë”
Kroacia ishte e organizuar mirë duke shfuqizuar kështu aftësitë e Messit për të rrezikuar portën e tyre./arbresh.info/
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin