Google ADS

Luka Modric ka siguruar një tjetër event të madh me kombëtaren e Kroacisë

12:43 | 22 Nëntor 2023
D.H

Kombëtarja së Kroacisë siguroi kualifikimin në Euro “2024” pas fitores ndaj Armenisë me rezultat minimal 1-0.

Kjo fitore ia siguroi kualifikimin për në Evropianin ish nënkampionit të botës, Kroacisë, shkruan Arbresh.info.

E njëri nga lojtarët kryesor të kësaj kombëtare Luka Modric ka siguruar në sirtarin e tij edhe një event tjetër madhështor.

Që nga botërori i vitit 2006, në Gjermani ai  ka humbur vetëm një event të madh me kombëtare.

Kupa e Botës 2006, Kampionati Evropian 2008, Kampionati Evropian 2012, Kupa e Botës 2014, Kampionati Evropian 2016, Kupa e Botës 2018, Kampionati Evropian 2020, Kupa e Botës 2022 dhe tani që ka siguruar Kampionatin Evropian 2024.

Kujtojmë që 2018 ka qenë viti më i suksesshëm në aspektin personal dhe kombëtar, kur ishte nën-kampion i botës me Kroacinë dhe fitoi Topin e Artë.

Teksa vitin e kaluar me Kroacinë zuri vendin e tretë në Kupën e Botës./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale