Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric, vlerësoi ndikimin e Luka Jovic për fitoren ndaj Real Sociedad.
Jovic u aktivizua nga banka rezervë, duke arritur të shënojë dhe të asistojë për fitoren e madrlienëve.

“Ai bëri një paraqitje shumë të mirë”, tha Modric.
“Ai dha një asistim dhe shënoi pasi kishte kaluar një kohë të gjatë pa luajtur. Ai tregoi se ne mund të mbështetemi tek ai. Ne jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e tij dhe golin e tij”.
Ndërsa për veten, Modric thotë se ndihet në formë të mirë.
“Po ndihem shumë mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Jam i kënaqur që luaj dhe se trajneri ka besim tek unë. Më duhet të vazhdoj në këtë drejtim”, përfundoi ai./Arbresh.info
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...