Luis Suarez do të mungojë në ndeshjet e ardhshme me skuadrën kombëtare të Uruguait dhe do të qëndrojë në Barcelonë për të vazhduar përmirësimin e gjendjes së tij.
Sulmuesi veteran ka humbur gjysmën e pjesës së parë të këtij sezoni të Barcelonës për shkak të lëndimit dhe klubi ka konfirmuar se ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Uruguait për t’i lejuar atij mungesën në ndeshjen miqësore kundër Perus, transmeton portali arbresh.info.
Suarez shënoi dy gola në paraqitjen e fundit të Barcelonës dhe pritet të jetë në fushë për ndeshjen e “Blaugranëve” kundër Sevillas.
Ousmane Dembele dhe Lionel Messi do t’i nënshtrohen testeve para ndeshjes në vizitë të skuadrës së Julen Lopeteguit teksa Jordi Alba dhe Junior Firpo jo në dispozicion.
Pas ndeshjes në Camp Nou, Suarez do t’i nënshtrohet një periudhe rehabilitimi dhe synon të përmirësohet nga problemi i tij për pjesën e mbetur të sezonit./arbresh.info/
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...