Reprezentuesi uruguaian Luis Suarez raportohet të jetë i hapur për t’iu ribashkuar Liverpoolit si pasojë e kritikave së fundmi në Barcelonë.
Kampioni i Spanjës ka nisur në formë ndryshe sezonin e ri dhe kanë fituar vetëm tri nga shtatë ndeshjet brenda të gjitha kompeticioneve deri tani, transmeton portali arbresh.info.
Për shkak të kësaj, një numër i madh tifozësh kanë kritikuar Suarezin derisa lojtari po largohej për zëvendësim gjatë fitores ndaj Villarrealit.
Bazuar në Marca, Suarez është frustruar nga këto reagime nga tifozët besnik të klubit dhe është i përgatitur për të realizuar largimin nga Camp Nou vitin e ardhshëm.
Sipas të njëjtit raport, skuadra e Jurgen Klopp është e gatshme për të kontaktuar ish lojtarin e tyre, i cili aktualisht vlerësohet rreth 44 milionë funta nga “Blaugranët”.
Suarez, i cili ka pasur probleme me gjendjen fizike në fillim të këtij sezoni, ka shënuar dy gola për gjigantin katalunas deri tani. Megjithatë, ai nuk ka gjetur portën në tri ndeshjet e fundit./arbresh.info/
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...
Osmani: Kosova dhe Bahamas i heqin vizat njëra-tjetrës
Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije