Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka folur për mediat pas kualifikimit dramatik të skuadrës së tij në fazën e 1/8-finales së Ligës së Kampionëve, pas barazimit 2-2 ndaj AS Monaco.
Tekniku spanjoll refuzoi të tregojë preferencën e tij për kundërshtarin e ardhshëm, mes Barcelonës dhe Chelseat, ndërsa theksoi se skuadra e tij është e gatshme për çdo sfidë.
“Është e thjeshtë, ose Chelsea ose Barcelona. Do ta shihni që po them të vërtetën. Do ta marrim vesh të premten,” deklaroi Luis Enrique.
Luis Enrique pranoi se pjesa e parë ishte e vështirë për PSG-në, pasi Monako luajti me një stil të ngjashëm.
“Në pjesën e parë nuk jemi mësuar të luajmë kundër një skuadre që kërkon të njëjtat gjëra si ne. Zakonisht kemi më shumë vazhdimësi dhe saktësi. Pjesa e parë ishte e balancuar. Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe reaguam më mirë. Duhet të jemi të kënaqur që u rikthyem pas pjesës së parë.”
Trajneri parisien u shpreh me shumë besim për fazën e ardhshme të kompeticionit, duke theksuar se PSG ka kaluar një grup shumë të vështirë.
“Nëse ka një skuadër që ka pasur grupin më të vështirë në Champions League, jemi ne. Dhe nëse ka një skuadër të përgatitur për fazën tjetër, jemi po ashtu ne. Jemi mësuar të luajmë ndeshje të tilla kundër çdo kundërshtari.”
Ai shtoi se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim, por theksoi se përballë kishin një rival shumë cilësor.
Luis Enrique refuzoi të komentojë kartonin e kuq ndaj mesfushorit të Monacos, duke mbetur i rezervuar.
PSG tani pret shortin e së premtes për të mësuar kundërshtarin e radhës, që do të jetë një përballje e madhe kundër Barcelonës ose Chelseat në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...