Dueli i madh i boksit mes Anthony Joshuas dhe Carlos Takam të shtunën mbrëma në Principality Stadium të Cardiffit ka entuziazmuar dashamirët e sportit.
Sytë e të gjithëve do të jenë në ekranet televizive për duelin e madh të boksit.
Joshua i cili është kampion në kategorinë e rëndë shihet si favorit absolut për këtë duel, megjithatë, Takam konsiderohet si rival serioz i tij.
Por, për Luan Krasniqin fituesi dihet për këtë duel vetëm është në pikëpyetje mënyra se si do të triumfojë Anthony Joshua.
Sipas tij, çdo rezultat tjetër pos një nokauti të pastër do të ishte befasi.
“Nesër Anthony Joshua kthehet në ring për herë të parë pas fitores së tij ndaj Wladimir Klitschkos. Ai ishte supozuar që të luftojë ndaj Kubrat Pulev, i cili u lëndua. Tash kundërshtari i tij është Carlos Takam”.
“Ka shumë gjëra në këtë botë, por çdo gjë pos një fitore të pastër nga Anthony Joshua do të ishte befasi e madhe”, deklario Krasniqi në një postim në Facebook.
Krasniqi vet ishte dikur pretendent për titull të kampionit të botës, pasi u bë kampion i Evropës në këtë kategori.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...