Ish-boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti i cili u kritikua pasi votoi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Në fotografitë të cilat Kurti i ka postuar në Facebook gjatë procesit të votimit, Krasniqi ka shkruar se ai është shqiptar i vërtetë.
“Albin, ti ishte dhe mbetet një shqiptar i vërtetë, të lumtë”, ka shkruar ai.
Kurti ka marrë kritika nga figura jashtë dhe brenda vendit për votimin e tij në zgjedhjet në Shqipëri. Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e ka quajtur të papranueshëm një veprim të tillë. Ndërkaq ish-emisari i SHBA-së për dialog Richard Grenell ka thënë se ndërkombëtar duhet t’i shohin me dyshime motivet e Kurtit.
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...