Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low nuk është i shqetësuar për formën e skuadrës së tij pasi kampioni botëror u mposhtë me rezultat 1 me 0 nga Brazili në Berlin.
Low, i cili i dërgoi ata drejtë çmimit më të madh në botën e futbollit katër vite më parë, ka thënë se nuk është i shqetësuar për skuadrën derisa ata vazhdojnë të përgatiten për të mbrojtur titullin në Rusi, transmeton portali arbresh.info.

“Çdo skuadër, pa marr parasysh se sa mirë të jetë e përgatitur, mund të ketë një ditë të keqe”, ka thënë fillimisht Low. “Unë e di se si mund të luajmë dhe çfarë mentaliteti ne kemi në skuadër. Në të vërtetë nuk shqetësohem shumë”
“Pra, unë nuk jam i shqetësuar që ne kemi humbur një herë 1 me 0 kundër Brazilit”
Disfata me rezultat minimal kundër Brazilit i dha fund 22 ndeshjeve të tyre si të pamposhtur./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...