Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se ata që flasin për anulim të sezonit, nuk e dinë për pasojat që mund të ketë futbolli italian.
Lotito është një mbështetës i fuqishëm që të vazhdojë edicion i Serie A pas pandemisë së coronavirusit, me Lazio që është e dyta në renditje dhe vetëm një pikë pas Juventusit.
Ne nuk po flasim për betejën time, ne po flasim për rreziqet që ekzistojnë nëse sezoni nuk riniset”.
“Ata që e kundërshtojnë atë, qartë nuk e dinë se për çfarë po flasin. Futbolli është një industri që gjeneron para, mbi 1.2 miliard, kështu që ne duhet të marrim parasysh pasojat nëse nuk rinisim”.
“Shpresoj se skuadra ime do të nis nga ku e lamë, me të njëjtën vendosmëri dhe gatishmëri për të arritur objektiva të caktuar”, ka thënë Lotito.
SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...