Legjenda e Shqipërisë, Lorik Cana iu ka përgjigjur shumë pyetjeve të fansave të tij në Instagram.
Njëra nga pyetjet ishte nëse është besimtar dhe e praktikon fejën islame.
Cana deklaroi se falet por jo rregullisht ndërsa nesër do të shkoj në xhuma.
“Jam besimtar, falem, pak me mungesa, por falëm, nesër është e xhuma dhe do shkoj në xhami”.
“Kur e kam takuar gruan ajo nuk besonte te zoti, por kam arritur ta bindi se zoti është i madh dhe tani ajo beson. E rëndësishme është se tani ajo beson te zoti”, deklaroi Cana.
Në fund gjakovari ka treguar edhe pse nuk është bërë ndihmës trajner te Shqipëria dhe ndeshjen lamtumirës me Kombëtaren.
“Nuk jam bërë zëvendës trajner i Shqipërisë se kam pasur nevojë për pushim. Jam duke menduar për ndeshjen e lamtumirës, besoj do bëhet gjatë 2017”, përfundoi Loriku.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...