Kampioni i Francës dhe Evropës, Paris Saint-Germain është ndalur me barazim nga skuadra e inkuadruar këtë sezon në Ligue 1, Lorienti.
Ndeshja u mbyll me rezultat 1-1, sfidë e vlefshme për xhiron e 10-të të kampionatit francez, shkruan Arbresh.info.
Serinë e golave e hapi Nuno Mendes në minutën e 49-të të takimit. Kurse vetëm dy minuta më vonë vendasit barazuan me Igor Silvan.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe dy skuadrat morën nga një pikë.
Ky ishte barazimi i tretë në katër ndeshjet e fundit për PSG në Ligue 1. Mirëpo mbeten akoma lider me 21 pikë.
Teksa Lorienti tashmë ka nëntë pikë dhe është në pozitën e 16-të.
Ndeshjen e radhës PSG e luan me Nicen në shtëpi, kurse Lorienti ballafaqohet me Lensin./Arbresh.info
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit