Loriana Kuka e ka humbur meçin ndaj xhudistes portugeze Yahim Ramirez në repesazh, duke mbetur kështu pa medalje në debutimin e saj në Kampionatin Evropian të Xhudos 2018.
Një gabim i vogël i kushtoi Lorianës me Ippon, e cila u ndesh në kategorinë -78 kilogramë, në Kampionatin Evropian që u mbajt këtë fundjavë në Tel Aviv, raporton Gazeta Express.
Loriana debutoi në evropian me një fitore dhe përfundoi në mesin tetë garueseve më të mira në Evropë, që është sukses i madh për të.
Ekipi kosovar i xhudos e përfundon garën me një medalje të artë, një të argjendtë dhe me dy garues që përfunduan në mesin e tetë më të mirëve.
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...