Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka arritur të rrëmbej vetëm medaljen e argjendtë në Grand Prixin e Tel Avivit në Izrael në kategorinë deri në 78 kilogramë, pasi u mposht në finale nga sllovenia Klara Apotekar.
Sukseset e xhudistëve kosovar nuk kanë të ndalur dhe një i tillë ka ardhur edhe gjatë ditës së sotme (e shtunë).
Është xhudistja e re pejane, Loriana Kuka, e cila ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë e saj.
Loriana nuk pati fat pasi u mposht në finale nga sllovenia Klara Apotekar, pas disa vazhdimeve.
Xhudistja jonë e nisi ditën me triumf me Ippon kundër holandezes Ilona Lucassen në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Loriana Kuka ka triumfuar edhe në çerekfinale përballë ruses Aleksandra Rabintseva dhe në këtë mënyrë është kualifikuar në gjysmëfinale të kësaj gare.
Në gjysmëfinale, Loriana u përball me Natalie Powel, e cila e përfaqëson Britaninë e Madhe dhe edhe këtu shënoi fitore pa problem.
Kujtojmë se para disa ditësh sukses në xhudo pati xhudistja Majlinda Kelmendi, e cila rrëmbeu medaljen e artë.
Majlinda Kelmendi arriti të stoliset me medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë duke i fituar katër ndeshje me ippon. /Telegrafi/
Dosja ndaj Dushan Maksimoviq dhe pesë tjerëve për barrikadat...
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit