Ylli i Barcelonës, Lionel Messi raportohet se ka paralajmëruar te Ernesto Valverde se bashkëlojtari Gerard Deulofeu do të jetë problematik dhe prandaj ka kontribuar në largimin e tij muajin e kaluar nga Camp Nou.
Deulofeu u rikthye te Barcelona nga Evertoni verën e kaluar pas shkëlqimi si një i huazuar në AC Milan, por ai bërë vetëm shtatë paraqitje si startues në të gjitha kompeticionet dhe nuk ka arritur të jetë pjesë e planeve të Ernesto Valverdes te gjigantit në La Liga këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

Deulofeu u huazua nga Watfordi në fillim të kësaj jave dhe shpreson të impresionojë trajnerin e ri të “Hornets”, Javi Gracia.
Raportet e fundit nga Spanja sugjerojnë që Messi ka luajtur një rol të madh në hapjen e derës së Deulofeut në Camp Nou. Sipas një raporti nga ‘Diario Gol’, Messi ka thënë se “ai do na shkaktoj vetëm probleme” kur iu referua rikthimit të Deulofeut te Barcelona.
Po ashtu, stili i lojës së Deulofeut është një tjetër çështje e vlerësuar nga Messi që beson se është egoist./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...