Të gjithë do të mbanin mend për flokët e tij të gjata dhe për karrierën e pasur që pati me klube të rëndësishme në Evropë, pa harruar këtu kombëtaren argjentinase me të cilën ka zhvilluar në total 51 ndeshje.
Në moshën 36-vjecare, Martin Demichelis, ish mbrojtësi i Bayern Munich dhe Manchester City-it, ka vendosur ti thotë stop futbollit të luajtur. Këtë të Hënë në një konferencë për shtyp të organizuar nga klubi i Malagas skuadër tek e cila luan aktualisht, Demichelis ka kominkuar tërheqjen e tij nga futbolli në fund të këtij sezoni. ” Për të qenë i sinqertë me veten time, me ekipin, me trajnerin dhe mbi të gjitha me profesionin ka ardhur momenti për të varur këpucët në gozhdë deklaroi, ish futbollisti i përfaqësues albicelester.
Demichelis i cili që nga rikthimi i tij te Malaga në Janar të 2017-tës, ka luajtur në total vetëm 9 ndeshje, u përshëndet me shokët e skuadrës dhe trajnerin Michel, të cilët ishin të pranishëm në sallën e konferencave për shtyp. 36-vjecari falenderoi fillimisht River Plate-in, klubi ku o formua si futbollist por edhe Bayern Munich e Malagan dy skuadrat ku përjetoi vitet më të sukseseshme të karrierës së tij. Me Bayernin nga 2003 në 2010, Demichelis fitoi 4 tituj të Bundesligës dhe 4 Kupa të Gjermanisë ndërsa luajti edhe një finale të Chmpionsit atë ndaj Interit në Madrid të cilën, bavarezët e humbën me shifrat 2-0.

Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...