Victor Osimhen humbi vetëdijen gjatë ndeshjes Atalanta-Napoli dhe u dërgua me urgjencë në spital, por sipas Sky Sport sulmuesi i Napolit tani është në gjendje të mirë.Sulmuesi nigerian u godit kokë me kokë me Cristian Romero në fundin e ndeshjes dhe humbi vetëdijen, përcjell GazetaBlic Sport.
Sky Sport raporton se Osimhen humbi ndjenjat për disa minuta para se të shtrihej.
Në fillim askush nuk e vuri re që goditja e lojtarit ishte aq e ashpër, por pas disa sekondash, lojtarët u kërkuan mjekëve të hynin në fushë.
Osimhen u dërgua me urgjencë në Spitalin Papa Giovanni të Bergamos i shoqëruar nga mjeku i Napolit dhe raportohet të jetë në gjendje të mirë tani.
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport
Moti sot i vranët dhe me riga shiu