Amerika e Jugut sjell gjithmonë ngjarje të pazakonta në futboll.
Përpos rrahjes në mes të tifozëve ose futbollistëve, që janë të zakonshme në këtë kontinent, një tjetër rast i rrallë ka ndodhur në ligën profesioniste kolumbiante – Categoria Primera A.
Në ndeshjen ndërmjet Alianza Petrolera dhe Independiene Medellin, futbollisti i kësaj të fundit, Yesid Alberto Diaz Montero u ndëshkua me karton të kuq.
Arsyeja? Pasi rrëshqet në fushë para zonës së rreptësisë, futbollisti mysafir e kap topin me dorë si të ishte portier në minutën e 55-të dhe me këtë rast ndëshkohet me karton të kuq.
Ai ishte lojtari i fundit dhe frikësohej se ekipi mund të pësonte gol, prandaj e mori vendimin më të keq të mundshëm.
Sidoqoftë, për të kjo ishte një sakrificë dhe në fund ndeshja përfundoi baras, 1:1.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) April 11, 2022
Ky rast komik është bërë viral në rrjetet sociale.
E për Monteron me siguri është një mësim për të mos e përsëritur më këtë gabim…/GE/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...