Pep Guardiola thotë se ishte ‘i mërzitur’ që nuk ishte ftuar nga lojtarët e tij pasi u shfaq një video e Jack Grealish.Grealish, Riyad Mahrez dhe Kyle Walker u kapën të gjithë në video jashtë një klubi në Manchester, të dielën, përcjell GazetaBlic Sport.
Rregullat e klubit nuk u thyen dhe kjo ndodhi një ditë pas fitores 4-1 të Manchester Cityt në FA Cup ndaj Fulham.
Dhe Guardiola ka bërë shaka se ishte ‘i mërzitur’ që nuk ishte ftuar nga lojtarët kur u pyet për videon në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.
“Jam shumë i mërzitur sepse nuk më ftuan. Dhe nuk më pëlqen, herën tjetër shpresoj se do të më ftojnë”, tha Guardiola.
“Ishin të gjithë të përsosur, por do të gjobiten sepse nuk më ftuan”, përfundoi ai.
Reagimi i Pep Guardiolës në konferencë për shtyp pasiqë janë fotografuar 3 lojtarët e tij në një klub nate
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar