Barcelona ka shkatërruar Real Madridin në El Clasicon e parë të këtij edicioni, duke e mposhtur me rezultat të thellë 0-4 në Santiago Bernabeu.
Asnjë lojtar i Real Madridit nuk foli me mediat pas ndeshjes pas disfatës nga Barcelona.
“Është e vërtetë, asnjë lojtar i Real Madridit nuk ka folur me mediat sonte. Ku është lidershipi brenda dhe jashtë fushës?”, deklaroi Edu Aguirre i El Chiringuito TV.
Është një sjellje mjaft befasuese dhe josportive nga Real Madridi të injorosh shtypin pas një ndeshje kaq të rëndësishme.
Real Madrid TV duhej të mjaftohej me intervistimin e Lamine Yamal pas ndeshjes.
Los Blancos u mposhtën me rezultat të thellë 0-4, ku ishte humbja e parë sezonale për ta në La Liga. /Telegrafi/
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci