Skena kineze në video-lojën Dota 2 ka pasur një fillim plot ngjarje në vitin 2023, duke nisur nga akuzat për mashtrime deri te pretendimet për trukim ndeshjesh.
Tani pjesë e këtyre ngjarjeve jo të këndshme është bërë edhe organizata Asters, që po akuzohet nga ish lojtarët për mos dhënien e pagave dhe çmimeve.
Më herët sot, Zhang “LaNm” Zhicheng dhe Zeng “Ori” Jiaoyang folën në Weibo në lidhje me pagesat e vonuara nga Aster, duke përfshirë pagesat e pagave dhe çmimeve, shkruan telegrafi.
Gjithashtu një tjetër ish-lojtar, Pan “Fade” Yi, pretendoi se atij organizata i detyrohen pagesa nga viti 2020 shkruan dotesports.
Ndërkaq deri më tani organizata Aster nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me akuzat.
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...
Orav: BE-ja qëndron përkrah Kosovës
Konjufca mirëpret heqjen e masave ndaj Kosovës: Presim progr...
Vrasja në Gjakovë, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim ndaj...
U kap me 100 gramë drogë në Morinë nga policia e Shqipërisë,...
FSHF zbulon programin e Kombëtares nga shpallja e listës der...