Lojtarët e Chelseas thuhet se janë të pakënaqur me disa nga metodat e trajnerit Maurizio Sarri.
Pasi Sarri u ankua rreth mentalitetit të skuadrës së tij pas disfatës 2 me 0 kundër Arsenalit në Emirates mbrëmjen e së shtunës, duket se as lojtarët nuk janë të kënaqur me të, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Evening Standard, për shumë lojtarë metodat e tij janë monotone dhe të çuditshme.
Sarri madje zhvillon stërvitje para fillimit të ndeshjeve që luhen vonë gjatë ditës, gjë që është larg nga mënyra se si trajtohen normalisht klubet në Premierë Ligë. Një tjetër taktik është ndarja e skuadrës në dy grupe, njëra me mbrojtësit dhe tjetra anë me sulmuesit dhe mesfushorët.
Një person brenda klubit madje ka folur për burimin e lartpërmendur duke sugjeruar që lojtarët nuk besojnë se këto metoda janë duke prodhuar rezultatet më të mira në fushë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...