Llapi ka arritur të shënoj fitore të madhe në luftë për mbijetesë ndaj Gjilanit në kuadrë të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja u mbyll me rezultat 2-3 në të mirë të llapjanëve, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë nuk solli asnjë gol teksa të gjitha shënimet ishin në pjesën e dytë. I pari që realizoi ishte Edi Basa në minutën e 63-të.
Mirëpo, Llapi u kthye fuqishëm dhe realizoi dy gola për pesë minuta. Fillimisht, Ardit Tahiri barazoi në minutën e 82-të, kurse në të 87-tën, Arianit Hasani shënoi për 1-2.
Megjithatë, Gjilani ia doli të shënojë për të barazuar rezultatin në 2-2 në minutën e 94-të.
Fundi ishte një dramë e vërtet ku llapjanët fituan penallti dhe në gol e konkretizoi Ardit Tahiri në minutën e dhjetë shtesë.
Me këtë triumf Llapi kalon në pozitën e tetë me 33 pikë kurse Gjilani mbetet i pesti me 38 sosh./Arbresh.info
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut