Llapi kishte bërë ankesë pas ndeshjes me Malishevën, ku kishte pësuar humbje me rezultat 2-1, duke pretenduar se lojtari Rilind Haziraj ka luajtur me katër kartonë dhe se fitorja iu takon atyre, pasi sulmuesi nuk kishte të drejt loje.
Por, sot Komisioni i Garave i FFK-së, e ka hedhur poshtë ankesën e Llapit, pasi i ka kaluar afatet.
“Ankesa e KF Llapi hudhet poshtë si e pa afatshme dhe ndeshja e javës së 25-të, në mes të KF Malisheva – KF Llapi, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 2:1 në favor të KF Malisheva”, thuhet fillimisht në njoftim.
“Komisioni i Garave në seancën e vet të mbajtur me datë 15.03.2024, regjistroi ndeshjet e javës së 25-të Albi Mall Superligës së Kosovës me rezultat të arritura në fushë, përveç ndeshjes KF Malisheva – KF Llapi, e cila pas shqyrtimit të ankesës të KF-Llapi, të ushtruar me datën 14.03.2024 dhe të taksuar-paguar me datën 15.03.2024, e hudh poshtë si të pa afatshme ankesën”.
“Komisioni i Garave gjatë administrimit të ankesës dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se për Komisionin e Garave, sipas Nenit 72, Paragrafi 2, të Regullorës së Garave për shqyrtim dhe vendim marrje, dhe: (Kur xhiro zhvillohet të dielën dhe të mërkurën, atëherë, kompletimi i lëndës së ankesës dhe taksimi-pagesa, duhet të bëhet Brenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshjes së zhvilluar)”.
“Pasi që ankesa e KF-Llapi është ushtruar me datën 14.03.2024, kurse e taksuar-paguar me datën 15.03.2024, ndërsa ndeshja është zhvilluar me datën 13.03.2024, kështu që nuk është përmbushur neni 72, paragrafi 2 i rregullores së garave, prandaj: Ankesa e KF-Llapi hudhet posht si e pa afatshme dhe ndeshja e javës së 25-të KF Malisheva – KF Llapi, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 2:1 në favor të KF Malisheva”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Batatina: Ligjin e bën rregullorja, jo Ballkani
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar pas refuzimit të ankesës së skuadrës së tij nga Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit, duke thënë se ligjin e bën rregullorja e jo Ballkani.
Por trajneri i Llapit ka aluduar se në këtë vendim ka gisht Ballkani.
“Nuk ka komision që e hodh poshtë padrejtësinë. Urime Llapit 3 pikë sepse kështu po thotë rregullorja jo Tahir Batatina e Llapi. Nuk ka kritere të dyfishta sepse ligjin e futbollit e bënë rregullorja dhe jo një klub që i ka fituar dy tituj kampioni. Vazhdojmë”, ka shkruar Batatina në Facebook.
Ballkani e Llapi po luftojnë për titull kampioni të Superligës. Aktualisht, Ballkani është lider me 51 pikë, një më shumë se Llapi. Të dy skuadrat takohen të shtunën në Suharekë. /Telegrafi/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...