Llapi ka arritur të shënoj fitore të madhe me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së 32-të në elitën e futbollin kosovar ndaj Feronikelit ’74.
Dy skuadrat në ndeshje kanë hyrë vetëm për një qëllim fitoren, por llapjanët u tregaun më bindës dhe fituan tre pikë të mëdha në luftë për titull.
Fillimisht ishin mysfairët që shënuan golë me anë të Carrascos në minutën e 14-të.
Ndërsa llapjanët nuk vonuan shumë dhe me një super të Muhamet Hysenit nga gjuajtja e lirë barazuan rezultatin tetë minuta më vonë.
Llapi shënoi edhe golin e dytë për të marrë epërsinë dhjetë minuta më vonë me anë të Ahmed Jonuzit.
Por Nikli nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin me realizator Jakup Berishën, një minutë para përfundimit të pjesës së parë.
Por në skenë doli edhe njëherë Muhamet Hyseni i cili shënoi për 3-2 në minutën e 50-të.
Deri në fund më gola nuk pati dhe Llapi shënoi një fitore të rërndësishme për titull.
Pas kësaj xhiro skuadra e Batatinës është e dytë me 64 pikë dy më pak se lideri Ballkani, kurse Nikli mbetet i teti 34 sosh./Arbresh.info/
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...