Futbollisti i Liverpoolit dhe i kombëtares së Portugalisë, Diogo Jota ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.
Ai ishte në veturë së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, i cili po ashtu ka ndërruar jetë, pasi vetura mori flakë, shkruan Arbresh.info.
Në nder të Diogo Jotas, pranë stadiumit të Liverpoolit, “Anfield Road”, flamuri i “The Reds” është vendosur në gjysmështizë, për ta respektuar portugezin.

Homazhet kanë vërshuar nga e gjithë bota e futbollit, ndërsa emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Rúben Neves dhe Jamie Carragher shprehën tronditjen e tyre pas lajmit për ndarjen e papritur nga jeta të Diogo Jotës.
Gjithashtu, Liverpool, së bashku me disa prej ish-klubeve të Jotës, Wolves, Porto, Pacos de Ferreira, kanë shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të paimagjinueshme
Ndërkohë, kampionëve aktualë të Premier League iu është bërë thirrje që të tërheqin fanellën me numrin 20 në nder të Jotës, si një akt simbolik pas vdekjes së tij.
Diogo Jota e mori fanellën me numër 20 në momentin që iu bashkua Liverpoolit.
Kjo ishte hera e parë në karrierën e tij që mbante këtë numër, pasi më parë kishte veshur numrin 18 dhe 19 në ekipet Paços de Ferreira, Porto dhe Wolves.
Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 dhe ishte pjesë e rëndësishme e klubit në triumfet e tij vitet e fundit.
Ai luajti 182 ndeshje me këtë klub dhe realizoi 65 gola e 26 asistime.
Diogo Jota vdiq në moshën 28-vjeçare dhe la pas vetes gruan dhe tre fëmijët./Arbresh.info
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...