Liverpooli ka shënuar dy gola të shpejta në miqësoren kundër Napolit.
“Redsat” janë duke udhëhequr me rezultat 2 me 0 në miqësoren kundër gjigantit italian mbrëmjen e sotme (e shtunë), shkruan portali arbresh.info.
Pas vetëm nëntë minuta lojë ndërmjet gjigantëve, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Jurgen Klopp ka gjetur dy herë portën e skuadrës së Carlo Ancelottit.
Milner shënoi supergol në minutën e 4′ para se Wijnaldum të dyfishonte epërsinë vetëm pesë minuta më vonë me një gol të bukur me kokë (9′).
Portieri Alisson, i transferuar nga Roma, ka debutuar në këtë takim, ndërsa kosovari Xherdan Shaqiri nis takimin nga stoli./arbresh.info/
https://streamable.com/ry1t5
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...