Xherdan Shaqiri është në mesin e 24 lojtarëve që Liverpooli i ka regjistruar për në Ligën e Kampionëve në këtë sezon.
Në grup me Liverpollin janë Ajaxi, Atalanta dhe Midtjylland.
Në listë përveç Shaqiri janë edhe nënshkrimet e verës si: Thiago Alcantara, Diogo Jota dhe Kostas Tsimikas.
Në listë kanë zënë vend edhe Takumi Minamino dhe 17-vjeçari Harvey Elliott.
Shaqiri është pjesë e listës pavarësisht se është paraqitur vetëm një herë për Liverpool deri më tani këtë sezon, në ndeshjen e Carabao Cup kundër Lincoln City – ndërsa nuk ka asnjë ndeshje në Ligën Premier.
Skuadra e Liverpoolit
Portierë: Alisson Becker, Adrian, Caoimhin Kelleher
Mbrojtësit: Virgil van Dijk, Joe Gomez, Kostas Tsimikas, Andy Robertson, Joel Matip, Trent Alexander-Arnold
Mesfushorët: Fabinho, Thiago Alcantara, James Milner, Naby Keita, Jordan Henderson, Alex Oxlade-Chamberlain, Xherdan Shaqiri, Takumi Minamino, Harvey Elliott
Sulmuesit: Roberto Firmino, Sadio Mane, Mohamed Salah, Diogo Jota, Divock Origi.
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...