Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich pritet të largojnë disa futbollistë pasi synojnë ta përforcojnë ekipin me më të rinjë.
Njëri nga lojtarët që pritet të largohet është edhe qendërmbrojtësi Jerome Boateng.
Mbrojtësi gjerman nuk kishte shumë hapësira këtë edicion te Bayern Munichu.
Duket se Boateng do të rikthehet përsëri në kampionatin anglez ku luajti në stinorin 2010-2011 tek Manchester City.
Jerome Boateng
Mediat gjermane kanë raportuar se Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e Liverpoolit transferimin e Boatengut.
E për të arritur tek reprezentuesi gjerman, Liverpool ka gati një ofertë prej 45 milionë eurove.
Në garë për mbrojtësin qendror mbetet edhe skuadra tjetër angleze Tottenham Hotspur.
Boateng ka kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2021.
Ai më parë ka bërë karrierë edhe tek Hamburgu dhe Hertha BSC Berlin.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...