Liverpooli ka bërë një ofertë prej 14.9 milionë funta për mbrojtësin e Lyonit dhe Argjentinës, Emanuel Mammana.
Trajneri i “Redsave” Jurgen Klopp, i cili tashmë ka siguruar transferimin e Mohamed Salah nga Roma, është i etur për të shtuar lojtar të ri në skuadër derisa Liverpooli vazhdon përgatitjet për edicionin në Premierë Ligë dhe Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Por, ish trajneri i Borussia Dortmundit ka aktualisht si prioritet të lartë përforcimin e linjës prapa dhe është duke kërkuar transferimin e Mammanas si një zëvendësues të mbrojtësit aktual Mamadou Sakho, i cili do të largohet gjatë verës.
Liverpooli është i gatshëm të bëjë ofertë për mbrojtësin, i cili ka bërë 17 paraqitje në ligë për Lyonin sezonin e kaluar./arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë