Liverpool thuhet se nuk po mendon të bëjë ndonjë nënshkrim për të mbuluar largimet e Sadio Mane dhe Mohamed Salah, të cilët do të angazhohen në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Reds do të duhet të bëjnë pa sulmuesit e tyre më të rëndësishëm dhe më produktivë për disa ndeshje në Ligës Premier këtë sezon.
Të dy, Salah dhe Mane do të jenë përkatësisht me Egjiptin dhe Senegalin gjatë turneut që do të zhvillohet në janar.
Megjithatë, sipas mediumit ESPN, menaxheri Jurgen Klopp beson se ai ka mjaft opsione sulmuese për të trajtuar mungesën e tyre për atë periudhë të shkurtër.
Liverpooli mund të besojë se shansi i tyre më i mirë për të siguruar një sulmues kryesor është në verë, jo si një blerje paniku në janar.
Ndryshe, Reds përveç Salah dhe Mane, në sulm kanë edhe emra tjerë si Roberto Firmino, Diego Jota, Takumi Minamino dhe Divock Origi.
Transportonte drunj pa dokumente, ndalohet i dyshuari në Pod...
Vodhi në një dyqan, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Ve...
Të shtëna me armë zjarri në Graqanicë
Polonia dhe Italia nuk do t’i bashkohen Bordit të Paqes
Trump i thotë Netanyahut se bisedimet bërthamore me Iranin d...
Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, se...