Louis van Gaal ka hedhur poshtë shanset e Liverpoolit për të fituar Ligën e Kampionëve pavarësisht fitores së madhe me rezultat 5 me 1 të “Redsave” kundër Manchester Cityt në çerekfinale.
Klubi anglez ka siguruar një vend në gjysmëfinale të kompeticionit kryesor të UEFA-së për herë të parë që një dekadë pas triumfit 2 me 1 në stadiumin Etihad mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Liverpooli dhe Roma janë dy skuadrat që tashmë kanë të sigurt raundin e ardhshëm, por Van Gaal pret që Real Madridi dhe në veçanti Bayern Munichu të tregojnë kualitetin në rast se arrijnë gjithashtu të vazhdojnë tutje.
“Në krahasim me skuadrat e tjera, në veçanti Reali dhe Bayerni, [Liverpooli dhe Roma] kanë më pak kualitet individual”, ka thënë Van Gaal për televizionin holandez ‘Ziggo Sports’.
“Fillimisht ata nuk janë kandidatë, por ata janë një skuadër e mirë që janë gjithmonë të rrezikshëm. Nëse duhet të vë bast tani, unë do vendosja të hollat në Bayern Munichun, i cili për mendimin tim ka mbrojtjen më të mirë dhe një trajner që e adapton skuadrën e tij ndaj kundërshtarit, por i cili gjithashtu ka cilësitë e tij, që është çelësi i suksesit”
Bayern Munichu ka mposhtur 3 me 1 Sevillan në takimin e parë, ndërsa Real Madridi ka fituar 3 me 0 kundër Juves në Torino dhe ndeshjet kthyese zhvillohet mbrëmjen e sotme (e mërkurë)./arbresh.info/
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...
Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave...
Osmani takon presidentin e Singaporit, i kërkon heqjen e viz...
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sul...